Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me të dhënat e futura nga Qendra Komunale e Numërimit në Vushtrri, janë numëruar mbi 68 për qind të vendvotimeve.
Bazuar në këto rezultate të përditësuara më 15 tetor 2025 në ora 22:40, më të votuarit nga Lëvizja Vetëvendosje! në garën për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë janë:
Sylejman Meholli – 5,446 vota
Mek Selaci – 354 vota
Nasuf Aliu – 329 vota
Edmond Hyseni – 265 vota
Ymer Haradinaj – 258 vota
Refik Maloku – 247 vota
Gresa Muli – 246 vota
Ky është një rezultat i përkohshëm, ndërsa numërimi i votave po vazhdon. Vetëvendosje mbetet ndër subjektet që po shënon një garë të ngushtë në nivel të komunës, me rritje të dukshme të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara.









