Ramiz Lladrovci, i cili doli fitues në zgjedhjet lokale në Drenas, ka treguar se nuk ka marrë mesazh urimi nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Jo, nuk kam marrë urim privat nga Memli apo Petrit Hajdari”, tha Lladrovci.
Ai shtoi se do t’i ndihmojë kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash që kanë mbetur në balotazh.










