Reklama të birrës me miratim të pushtetit të Gazmend Muhaxherit, familja Kastrati ankohet dhe ngre dyshime për paratë që u morën në emër të tyre

Familja Kastrati në Pejë ka ngritur akuza ndaj Komunës së Pejës që drejtohet nga pushtetari I LDK-së, Gazmend Muhaxheri, për vendosjen e reklamave të kompanisë “Laško” ngjitur me tokën e tyre, duke hedhur dyshime mbi përdorimin e parave që supozohet të ishin për buxhetin komunal.

Kastriot Kastrati ka deklaruar për Gazetën se në vitin 2022 kishte njoftuar Policinë për vendosjen e reklamave dhe më pas ishte kontaktuar nga inspektori Luan Gashi, i cili i kishte thënë se Komuna kishte miratuar vendosjen e tyre dhe se të hollat do të shkonin në buxhetin komunal. Por sipas tij, paratë nuk kanë shkuar aty ku duhej.

“Po nuk na doli ashtu si menduam, sepse nga ato reklama kan përfituar dhe janë akoma duke përfituar Menaxheri i kompanisë Laško Vullnet Duleniku, Drejtori i Top Reklama Petrit Shala dhe Muhamet Kollqaku i cili e ka dyqanin me qera ngjitur me tokën tonë,” tha Kastrati.

Reklama të birrës me miratim të pushtetit të Gazmend Muhaxherit, familja Kastrati ankohet dhe ngre dyshime për paratë që u morën në emër të tyre - Insajderi - 9e80278f b104 448d 8dc6 ed5fa070d73a

Ai ka dërguar në Insajderi edhe një bisedë, SMS, ku për rastin e njofton edhe Gazmend Muhaxherin, por nuk mori ndonjë përgjigje.

“Përshendetje i nderuar Kryetarë, jam Kastriot Kastrati djali i Sali Kastratit, Kryetarë arsyja qe po të shkrujë oshtë puna e rekllames se Laškos te pllaci i janë qe osht e vendosme, Luani e ka pregaditë kontraten e ka bo gati për me ma Ishu fletëpagesen me i pagu detyrimet ndaj Komunes,po Drejtori Arianit Krasniqi nuk po e nënshkrunë as nuk po e vulosë kontraten, qe 5 mujë i nderuar. Kryetarë osht tu na malltretu Drejtori vetem për ni nënshkrim, une dhe familja ime edhe Luani nuk jemi ka e dijmë arsyen pse Drejtori nuk po e nënshkrunë kontraten, une ju drejtova juve si Kryetarë edhe qe kemi konsideratë për ty,si qytetarë i thjeshtë i qytetit të Pejes po ta kërkoj qe ta perfundojmë këtë punë ne mënyren ma te mirë e të kulturume, ju faleminderit i nderuari Kryetarë Gazmend Muhaxheri,me respekt Kastrioti”, thuhet në këtë mesazh.

Familja Kastrati ka kërkuar ndërprerjen e kontratës ose të drejtat për të shfrytëzuar reklamat, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Inspektoriati Komunal. Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Komunën e Pejës për sqarime, por ende nuk ka marrë përgjigje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit