Kërkoi hetim ndaj kompanive të EXIT POLL-eve, Kurti njërën e pagoi mijëra euro para gjashtë muajve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dy ditë më parë kërkoi nga organet e drejtësisë dhe sigurisë hetime për huqjet e rezultateve të EXIT POLL-it në natën e zgjedhje lokale më 12 tetor.

Mirëpo jo më larg se në muajin prill partia që i prin ai, Lëvizja Vetëvendosje e kishte paguar njërën prej këtyre kompanive për sondazhe.

Në raportet financiare të fushatave zgjedhore të audituara që i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën, del se Vetëvendosja e ka paguar UBO Consulting me 17 mijë e 700 euro më 4 shkurt 2025.

Këto para kanë hyrë te shpenzimet e reklamave, reprezencacionit dhe konferencave.

Ndërkaq, të hënën, Kurti tha se EXIT POLL-et nuk përbëjnë thjesht “një huqje”, por një “inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hulumtuar e hetuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”, ka thënë ai.

“Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë – dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituese ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqje. Kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integritetit e i sigurisë të shtetit tonë. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë që të merren me këtë çështje”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit