“A jeni gati?” – Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka rishpërndarë në rrjetet sociale thirrjen për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet të premten në Tiranë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ka shpërndarë thirrjen për protestë, mbi të cilën ka shkruar: “A jeni gati?”

“A jeni gati?” – Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë - Insajderi - Endriti Insajderi

Protesta, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka për qëllim të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit