Kandidati për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit pa balotazh.
Sipas rezultateve të publikuara, Lladrovci ka marrë 52,31 për qind të votave në nivel komunal, që përkthehet në 13,140 vota.
Në fshatin e tij të lindjes, Gllanasellë, ai ka siguruar një përqindje edhe më të lartë, duke marrë 61,65 për qind të votave, apo 492 vota.











