Përmes një reagimi në Facebook, anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në veri të Kosovës, duke u shprehur kundër rikthimit të ndikimit të Listës Serbe në institucionet lokale.
Ai ka theksuar se, ndonëse disa mund të gëzohen për kthimin e “Listës Terroriste Serbe”, sipas tij, koha e simboleve e strukturave të Serbisë në Kosovë ka përfunduar.
Gacaferi vlerësoi se qeveria Kurti nuk ka fituar vetëm një betejë, por “luftën” për sovranitet në veri, duke deklaruar se në komunat veriore do të valojë gjithmonë flamuri i Republikës së Kosovës dhe se institucionet do të jenë vetëm të Kosovës.
Shkrimi i plotë
Anal…..listat edhe mund të gëzohen që iu është kthyer Lista e tyre Terroriste Serbe, në veri të Kosovës, por juve nuk do ju kthen kurrë më, dinari i Serbisë, targat e Millisheviqit, posta e Serbisë, telekomi i Serbisë, Radoiçiqi dhe asgjë e Serbisë!
Në komunat veriore gjithmonë do valojë flamuri i Kosovës, pllaka në çdo objekt komune, ku do shkruaj Republika e Kosovës, sepse qeveria e Kurtit e ka fituar luftën e jo një betejë!









