Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ia rrit ndikimin Listës Serbe kurriz të Kosovës në sanksione.
I plotë:
Si ia shtoi legjitimitetin Albin Kurti Listës Serbe dhe ia rriti ndikimin, në kurriz të Kosovës në sanksione…
Sikur veç një komunë veriore me shumicë serbe ta humbte Lista Serbe, tregimi i këtyre zgjedhjeve do të ishte se si politikat strategjike të Albin Kurtit e zvogëluan ndikimin.
Por, tash që Lista Serbe i ka fituar qysh në raund të parë të gjitha ato komuna, mashtruesi duhet të jap llogari, sepse tash e katër vjet ai mban pushtet me tregimin për Veriun e Çliruar.
Përse u futëm në sanksione nga Bashkimi Evropian, përse u pezullua dialogu strategjik me SHBA-të, përse, përse, përse…
Për më tepër, derisa në ta kaluarën vlente tregimi se Lista Serbe fiton, sepse fiton me kontroll banditesk, Albin Kurti e ka hequr edhe këtë kartë nga dora, meqë ka reklamuar tash e sa vjet që e çliroi Veriun dhe e largoi ndikimin serb nga atje.
Tash, si mund t’i thotë dikush Listës Serbe se fitove dhunshëm, kur vetë paraprakisht thua se po lulëzon liria në Veri.
Pra, rezultati përfundimtar i politikës së Albin Kurtit është thjesht legjitimim i Listës Serbe, rrjedhimisht fuqizim i saj.
Fatkeqësisht, partitë opozitare sot në Kosovë nuk angazhohen ta mbajnë përgjegjës mashtruesin. Madje as që po i shoh tek e komentojnë këtë zhvillim të kobshëm për shtetin.
T’boft mirë darka o argat.









