spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Lajçak: Vuçiq u ankua për gjendjen e serbëve në Kosovë, zgjidhja në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se “shqetësimi” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “gjendjen e serbëve në Kosovë” duhet të diskutohet dhe të gjendet një zgjidhje në dialog.

“Në takimin e sotëm me presidentin Vuçiq në përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të mëdha për situatën e serbëve të Kosovës. Kam theksuar se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduar në dialog”, ka shkruar Lajçaku në X.

Më herët gjatë ditës, Lajçaku takoi Vuçiqin në Beograd. Pas takimit, presidenti i Serbisë u shpreh se për 72 orë do t’i prezantojë kërkesat e shtetit të tij “për shkak të sulmeve brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Ditë më parë, Lajçaku qëndroi për vizitë edhe në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit