Seanca fillestare ndaj Shkumbim Sekiraqës, djalit i Salih Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje tashmë ka nisur.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, para disa javësh ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.
Në aktakuzën, thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.
Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.










