Dalin pamje të reja nga arrestimi i Fatmir Shehollit, Policia i sekuestron disa libra në veturë

Fatmir Sheholli u arrestua sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.

Në media janë publikuar pamje të reja nga arrestimi, ku shihet se Policia i sekuestron disa libra në veturë

Ndryshe Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë për arrestimin e Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh, ku njofton se arrestimi i të njëjtit është kryer me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

PSRS gjithashtu njofton se i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimit e Shehollit.

Gjithashtu bëhet e ditur se arrestimi i tij erdhi pas hetimeve disa mujore.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit