Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se situata në komunë është aktualisht e qetë, ndërsa ka sqaruar se jo të gjitha rastet e reja të paraqitura lidhen me dyshime për helmim.
Kuka tha se gjatë periudhës së fundit janë regjistruar rreth 20 raste të reja, por theksoi se një pjesë e tyre mund të jenë pasojë e viruseve sezonale të shkaktuara nga temperaturat e larta.
“Rastet e reja që i kemi pasur kanë qenë 20 raste, por jo të gjitha të dyshuara për helmim. Ka raste edhe me viruse sezonale prej temperaturave të larta, por diagnoza është e njëjtë, A09, ku përfshihen edhe dyshimet për raste të helmimit”, ka deklaruar Kuka.
Ajo ritheksoi se gjendja në Han të Elezit mbetet e qetë, ndërsa autoritetet shëndetësore po vazhdojnë ta monitorojnë situatën.








