Termokosi hyn në histori: Për herë të parë e nis ngrohjen… 8 ditë më herët!

Mrekulli e vërtetë në kryeqytet! NP “Termokos” njofton se për herë të parë në historinë e ekzistimit të saj ka vendosur të ndezë kaldajat plot 8 ditë para afatit të zakonshëm.

Po, e lexuat drejt — pas dekadash ankesa, lutjesh dhe dritareve të ngrira, më në fund “nxehtësia” e premtuar mbërrin… me 8 ditë diferencë!

Në komunikatën zyrtare thuhet se vendimi është marrë “si reagim ndaj përkeqësimit të motit”, gjë që për shumë qytetarë mund të tingëllojë si një zbulim shkencor: kur bën ftohtë, duhet ngrohje.

Por ama, për Termokosin kjo paska qenë “arsye historike” për të hyrë në kronikat e lavdisë institucionale.

Në bashkëpunim “të suksesshëm” me KEK-un, tashmë po nisim sezonin e dhjetë të partneritetit që, sipas njoftimit, garanton “cilësi dhe stabilitet për mbi 25 mijë konsumatorë” — ata të njëjtët që çdo tetor pyesin nëse “ka ardhur ngrohja në radiator”.

Ndërkohë, kompania kërkon edhe mirëkuptim, pasi ngrohja “do të arrijë gradualisht” — mos pritni shumë ngrohtësi sot, se “procesi është kompleks dhe delikat”.

Pra, përmbledhtas: Termokosi hyn në histori jo për efikasitetin gjatë gjithë vitit, por sepse këtë herë ia doli ta ndizte kaldajën… tetë ditë më herët se zakonisht.

Në Kosovë, edhe ngrohja është ngjarje historike. 🔥😉

Lexojeni komunikatën e plotë dhe skandaloze të Termokosit:

Tetë ditë para afatit të zakonshëm fillon sezoni ngrohës 2025/2026

NP “Termokos” SH.A., pasi ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, në koordinim të ngushtë me KEK-un, ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/2026. 

Kjo është hera e parë në historinë e ekzistimit të ndërmarrjes, që sezoni ngrohës nisë 8 ditë para afatit të zakonshëm për fillimin e furnizimit, si reagim i menjëhershëm ndaj përkeqësimit të motit dhe në harmoni të plotë me ligjet në fuqi, përkatësisht me rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji.

NP “Termokos” dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. 

Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike.

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit