Javën e kaluar, moderatorja Gerta Gixhari u bë pjesë e sfilatës International Fashion Week Albania. Gixhari u vesh me veshjen tradicionale Mirditore, duke bërë edhe disa ndryshime, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga përdorues të shumtë të rrjeteve sociale. Në postim, shumë njerëz janë shprehur se veshja e saj është denigruese dhe fyen veshjen tradicionale të Mirditës.
“Në Mirditë veshja tradicionale ka qenë gjithmonë një simbol i përkatësisë fisnore dhe krahinore.
Çdo fshat apo bajrak kishte dallime te vogla në menyrën si qëndisej veshja, në ngjyrat, apo në llojin e stolisë. Në këtë foto nuk shikojë asnjë nga këto. Nga veshja mund të kuptohej nga cili fis apo vend ishte personi, çfarë statusi kishte dhe ndonjëherë edhe mosha. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në një shoqëri tradicionale si ajo mirditore ku ndërgjegjja për fisin dhe nderin ishte themelore. Veshja e Mirditës kërkon hijeshi, qëndrim dhe respekt. Kur vesh veshjen e krahinës, mban mbi supe historinë e te parëve ndaj duhet ta mbash me nder, por shumë keq që njerëzit i kanë harruar këto morale dhe e bëjnë këtë gjë vetëm për klikime e like”, thuhet në një koment.
Një tjetër shprehet: Të tërheqësh zvarrë xhupin e nuses Mirditore që ndër shekuj ka treguar kulturë, dhemshuri, dashuri e mirësi, është njësoj e mos më keq se me i shemb kishat shekullore Mirditës së pastër, krenari të kombit. Ju lutem hiqini keto foto nga interneti se nuk tregoni emancipim, thjesht
mosrespekt ndaj nje krahine që ka ditur të ruajë vlerat e të qenit Shqiptar. Pak nga ju e dini, po ai xhup ka mbrapa të qendisur kryqin e Krishtit. Mos i hyni në hak Mirditës.
“Si mund të shëmtoni në këtë formë veshjen e Mirditës!? Straveca, xhupi e ksula me strengla janë identitet, jo t’i shëmtoni e t’i tërhiqni zvarrë për shthurje pasarelash”, shprehet një tjetër komentues.
“E turpshme denigrimi që përpiqeni t’i bëni veshjes tradicionale të Mirditës, një ndër kryevlerat kombëtare dhe një ndër të paktat veshje me elemente thjesht SHQIPTAR pa ndikim osman e slav. Denigrimi që i bëni veshjeve të tilla është i turpshëm”, thuhet në një tjetër koment.









