Ilir Seferi: Bavaria është zemra ekonomike e Gjermanisë, ndërsa Kosova është zemra e Ballkanit, miqësia jonë është një përparësi e madhe

Sot, më 3 tetor, Gjermania feston Ditën e Bashkimit, për shqiptarët në diasporë, kjo ditë ka gjithmonë një kuptim të veçantë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Ilir Seferi, ka ndarë një mesazh të veçantë, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Bavarisë dhe Kosovës.

Ai kujtoi takimet e tij me Ministrin-President të Bavarisë, Markus Söder, si dhe shumë akterë të politikës gjermane e evropiane, ku ka ngritur vazhdimisht nevojën e forcimit të bashkëpunimit.

“Bavaria është zemra ekonomike e Gjermanisë, ndërsa Kosova është zemra e Ballkanit. Miqësia jonë është një përparësi e madhe – një urë që lidh potencialin e rinisë sonë me mundësitë që ofron Gjermania”, tha Seferi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit