Kandidati për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, është pritur sot në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Dr. Ejup Haziri, dhe efendilerët e nderuar të këtij institucioni.
Gjatë takimit, z. Tahiri shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për pritjen miqësore dhe bashkëbisedimin e hapur, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka Bashkësia Islame në ruajtjen e vlerave shpirtërore, kulturore dhe morale të qytetarëve të Vushtrrisë.









