Petkoviq reagon pas largimit të instalacionit cirilik me motive të flamurit serb nga Mitrovica e veriut

Pas zëvendësimit të mbishkrimit “E dua Mitrovicën e K.” të ngjyrosur me motivet e flamurit serb dhe në shkrimin cirilik me një tjetër me zemër të ngjyrosur gjelbër, me shkronja latine dhe me stemën e qytetit në Mitrovicën së Veriut, nuk vonoi propaganda e drejtorit të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se “ndalimin e simboleve serbe është fytyra e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, të cilëve tani u pengon edhe mbishkrimi KM në cirilik”,.

Petkoviq ka thënë se “kjo nuk do të zgjasë edhe shumë”.

“Ik Vjosa! Dëbimi i serbëve, arrestimet politike, përdhosja e varrezave serbe, militarizimi i veriut, kryetarët e rremë, dhuna institucionale, ndjekja e Listës Serbe, ndalimi i simboleve serbe – kjo është fytyra e Vjosës dhe Kurtit! Tani u pengon edhe mbishkrimi KM në cirilik! Jo edhe për shumë kohë”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Petkoviqi ka reaguar në deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila në Samitin e Komunitetit Politik Evropian ka deklaruar se Serbia është kërcënim në rajon, dhe se po e zbaton konceptin rus, derisa në të njëjtën kohë në Mitrovicën e Veriut largohet instalacioni me motive të Serbisë fqinje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit