Ky është i dyshuari dhe viktima në aksidentin me fatalitet në Rahovec

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bernjak të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën.

Burime policore kanë bërë të ditur për Gazetën se viktima është Bashkim Haxhimustafa rreth 58-vjeçar, i cili po ngiste një traktor me rimorkio të vogël, ndërsa i dyshuari që shkaktoi aksidentin është identifikuar si Agim Dauti rreth 30-vjeçar, ngasës i një veture Mercedes 212.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur i dyshuari nuk ka mbajtur distancën e nevojshme dhe me pjesën e përparme të veturës ka goditur traktorin, duke e përplasur për mbrojtësen e rrugës dhe më pas e ka rrokullisur.

Nga goditja e fuqishme, Haxhimustafa ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë e më pas në QKUK, ku rreth orës 22:50 është konfirmuar vdekja e tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit