Barcelona kokulur në minutën e fundit në përballje me kampionin në fuqi të Evropës, PSG, në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League në futboll.
PSG ka triumfuar në konak të Barcelonës me rezultat 2:1.
Në minutën e 14-të, Torres pasi kaloi portierin dhe topin nga vija fatale e hoqi lojtari i parisienëve, Zabarnyi.
Rezultatet
Barcelona – PSG 1:2 (1:1)
Arsenal – Olympiacos 2:0 (1:0)
Leverkusen – PSV 1:1 (0:0)
Dortmund – Ath. Bilbao 4:1 (1:0)
Monnaco – Manchester City 2:2 (1:2)
Napoli – Spprting 2:1 (1:0)
Villareal – Juventus 2:2 (1:0)
Royale Union SG – Newcastle 0:4 (0:2)
Qarabag – Copenhagen 2:0 (1:0)
Në minutën e 19-tëm Rashford e gjen të vetmuar Ferran Torres i cili nga afërsia shënon në këndin e poshtëm të majtë, 1:0 për Barcelonën.
Në minutën e 38-të, futbollisti 19 – vjeçar, Mayulu me një veprim të bukur goditi nga rreth 15 metra në këndin e djathte duke shënuar në portën e Barcelonës.
Në minutën e 83-të, futbollisti Kang-In Lee goditi nga rreth 14 metra por shtylla e poshtme e djathtë e shpëtoi Barcelonën.
Në minutën e fundit Ramos trondit Barcelonë duke e siguruar fitoren e PSG-së, 1:2.
Manchester City kthehet me një pikë, duke luajtur me rezultat 2:2 me Monacon,
Haaland shënoi në minutën e 15-të e 44-tën për Cityn dhe për vendasit Teze (18′) e Dier (89’ – nga penalltia).
Juventusi kthehet me 1 pikë nga Spanja.
“Zonja e Vjetër” barazoi (2:2) me Villarealin..
Për vendasit shënoi Mikautadze (18′) e Veiga (90′) dhe për Juven realizuan Gatti (49′) e Conceicao (56′).
Arsenali e ka mposhtur me rezultat 2:0 Olympiacosin.
Autor i golit Martinelli (13′) e Saka (90+2’).
Dortmundi ka treguar lojë më të mirë duke e mposhtur me rezultat 4:1 Athletic Bilbaon,
Për Dortmundin realizuan Svensson (28′), Chukëuemeka (50’’), Guirassy (83’) e Brandt (90+1’) dhe për Athletic Bilbaon Guruzeta (61′).
Napoli me mund të madh e mundi me rezultat 2:1 Sportingun.
Hojlund (36’ e 79’-nga penalltia) është auto i dy golave të Napolit dhe për udhëtuesit Suarez (62′ – nga penalltia).








