Kurti në ShBA takon senatoren amerikane Slotkin, diskutojnë për sigurinë e mbrojtjen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me senatoren amerikane të shtetit Michigan, Elissa Slotkin.

Gjatë takimit, Kurti e uroi senatoren Slotkin për rizgjedhjen e saj në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa biseda u përqendrua në çështje të mbrojtjes, sigurisë, integrimit dhe investimeve në infrastrukturë.

Ai veçoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në armatimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e mbështetjes amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Temë diskutimi ishte edhe aktivizmi dhe kontributi i diasporës shqiptare në Michigan, roli i saj në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe potenciali për të promovuar investime të bizneseve amerikane në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit