Bastisje| Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike zbarkojnë në KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e Hasan Krasniqit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar kontroll në objektin e KRU “Gjakova” dhe shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të saj, Hasan Krasniqit.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se përgjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.

“Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit