spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Agim Ademi i uron mirëseardhje te Kosova Albian Hajdarit

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi i ka uruar mirëseardhje Albian Hajdarit, i cili vendosi ta zgjedh Kosovën, duke hequr dorë nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën, ku kishte luajtur për ekipet zinxhirë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të futbollit kosovar:

“MIRË SE VJEN, ALBIAN HAJDARI! 🇽🇰💙⚽️

Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.

Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.

Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.

Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.

Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty! 🙌🔥🇽🇰”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit