spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Albian Hajdari lë Zvicrën për Kosovën

Albian Hajdari e ka lënë Zvicrën për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Në shtator, Albian Hajdari ende donte të përqendrohej në skuadrën e tij të re, Hoffenheim.

Pas tre paraqitjeve në Bundesligë, 22-vjeçari dëshiron të luajë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës javën e ardhshme.

Këtë herë, megjithatë, jo për Zvicrën, por për Kosovën, raporton sot gazeta zvicerane Blick.

Sipas Blick, vendimi është marrë tashmë nga Hajdari, i cili, sipas Transfermarkt, ka një vlerë në treg prej 12 milionë eurosh.

Ish-lojtari i Luganos është ftuar disa herë nga Zvicra. Herën e parë ishte për përgatitjet për Kampionatin Evropian në maj të vitit 2024. Pastaj në nëntor për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, ku ai i ndoqi të dyja ndeshjet nga stoli, dhe së fundmi në pranverë për miqësoret në Irlandën e Veriut dhe kundër Luksemburgut.

Hajdari debutoi për Zvicrën kundër kësaj të fundit, por meqenëse ishte vetëm miqësore, dera mbeti e hapur për Kosovën. Sipas Blick, Kosova i ka përdorur javët dhe muajt e kaluar intensivisht për të siguruar lojtarin dhe është shpërblyer.

Tani, Hajdari pritet t’i bashkohet Kosovës për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Madje, ai mund të zë një vend titullari që në fillimin e karrierës së tij me Kosovën, pasi momentalisht kapiteni dhe lideri i mbrojtjes së ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani, është i lënduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit