spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Nëna fle me të dashurin e vajzës – arsyeja e saj tronditëse

Një grua është ndjerë e tmerruar dhe me zemër të thyer pasi zbuloi se nëna e saj kishte fjetur me të dashurin e saj. Vajza, në moshë kolegji, tregoi se do të udhëtonte jashtë qytetit për të marrë pjesë në dasmën e një shoqeje – dhe megjithëse donte ta merrte të dashurin si të ftuar shtesë, ai i tha se nuk mund të shkonte për shkak të angazhimeve në punë

Ajo e kuptoi dhe rezervoi një biletë avioni vetëm për vete. Duke shkruar në Reddit, ajo tha:

“Dasma ishte gati 10 orë larg nga vendi ku unë dhe i dashuri im jetonim. Natën para fluturimit, më mori në telefon (nëna) dhe dukej e lodhur dhe e sëmurë. Ishte pak e çuditshme, por prapë, nuk i dhashë shumë rëndësi.”

“Të nesërmen në mëngjes arrita në aeroport dhe po flisja me shoqen time për ta ngushëlluar sepse nëna e saj ishte në spital për shkak të një sëmundjeje fatale dhe dasma u desh të shtyhej.”

“Ajo ishte shumë e stresuar dhe unë e ndihmova të riorganizonte dasmën. U vendos që dasma të mbahej një muaj më vonë.”

Ajo vendosi të mos e merrte fluturimin dhe u kthye në shtëpi – dhe provoi t’i telefononte të dashurit të saj rreth 10 herë për t’i treguar situatën, por ai nuk iu përgjigj.

Në këtë pikë, ajo shpjegon se nëna e saj gjithmonë ka qenë “xheloze ndaj saj”, duke shtuar:
“Mami ka qenë një person shumë konkurrues që kur e mbaj mend. Ajo krahasonte fytyrat tona, trupat, flokët, thonjtë – çdo gjë. Gjatë fëmijërisë fliste keq për mua tek shoqet e saj duke thënë se ‘ia kisha vjedhur stilin, jetën, gjithçka’.”

Megjithatë, ajo kurrë nuk e kishte menduar se nëna e saj do ta tradhtonte në një mënyrë kaq të tmerrshme.

Ajo vazhdoi:
“E kam telefonuar të dashurin tim si 10 herë për ta njoftuar se çfarë po ndodhte dhe nëse donte të merrja diçka për darkë.”

“Ndodh ndonjëherë që ai fik telefonin kur bën palestër. Mendova se po stërvitej. Kur arrita në shtëpi, dëgjova zhurma nga dhoma e gjumit. Nuk isha e sigurt nëse kishte ftuar ndonjë shok, gjë që nuk më shqetësonte, por nuk dëgjova shumë bisedë – më shumë dëgjoheshin lëvizje objektesh.”

“Trokit lehtë në derë dhe e hapa, për të gjetur të dashurin tim duke bërë seks me mamanë time. Isha e shokuar dhe e tmerruar. Zemra më ra në fund të barkut dhe ndjeva sikur gjithçka në jetën time ka qenë një mashtrim.”

Kanë kaluar katër ditë dhe ajo thotë se ende nuk mund t’i shohë në sy të dashurin e saj – por ai nuk e ka pyetur asgjë.

Ajo shtoi:
“E përballa mamanë sapo ajo doli nga dhoma. Më kapi për dore dhe më nxori jashtë shtëpisë, larg të dashurit, dhe mbylli derën.”

“E pyeta pse do bënte diçka të tillë, dhe ajo u përgjigj: ‘As nuk më pëlqente ai djalë, thjesht nuk duroja dot idenë që ti të kishe diçka për vete – sidomos kur ti nuk e meriton.’ Jam seriozisht duke rishikuar marrëdhëniet e mia.”

Në komente të postimit, një përdorues shkroi:
“Çfarë ka për të menduar? O Zot. Ik. Largoju të dyve!”

Një tjetër shtoi:
“Hiqe nga jeta jote. Njeriu më toksik që kam dëgjuar ndonjëherë. Wow.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit