spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zbulimi i ri në qytetin e Amantias: Si e organizonin jetën publike Ilirët

Muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr. është zbuluar gjatë gërmimeve në parkun Arkeologjik të Amantias në Vlorë.

Ky fortifikim i fuqishëm, hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit Ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike, bëjnë të ditur autoritet.  

Veç këtij zbulimi, u realizuan edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cënoheshin nga agjentët klimatik, si ngricat, shiu, etj.

Zbulimet e reja arkeologjike, si muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias dhe elementë të tjerë të organizimit urbanistik, së bashku me ndërhyrjet restauruese në varret monumentale dhe monumentet e tjera të evidentuara, po pasurojnë vazhdimisht peizazhin arkeologjik të Parkut.

Këto gërmime dhe restaurime jo vetëm që sjellin fakte të reja studimi mbi jetën e qytetit ilir, por edhe garantojnë ruajtjen dhe prezantimin e tyre për vizitorët e sotëm dhe brezat që vijnë.

Amantia, rrënojat e qytetit antik, monument kulture ndodhen në qarkun e Vlorës, Shqipëri.  Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para Krishtit. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para erës sonë, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para erës sonë, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Zbulimi i ri në qytetin e Amantias: Si e organizonin jetën publike
Zbulimi i ri në qytetin e Amantias: Si e organizonin jetën publike
Zbulimi i ri në qytetin e Amantias: Si e organizonin jetën publike
Zbulimi i ri në qytetin e Amantias: Si e organizonin jetën publike

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit