Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për krim të organizuar dhe narkotikë

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar të mërkurën një operacion të gjerë policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës, nën emrin “Qielli i Thyer”, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për krim të organizuar, narkotikë dhe pastrim parash.

Sipas komunikatës zyrtare, operacioni është realizuar në 25 lokacione të ndryshme. Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e komunikimit të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet kriminale.

Gjatë kontrollit në këto lokacione janë sekuestruar provat dhe pasuritë si :638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë, një peshore për matjen e lëndëve narkotike, 11,065 euro para të gatshme, 34 automjete, shtatë armë zjarri, dokumente personale me identitet të rremë, pajisje elektronike, dokumentacion pronësor dhe financiar.

Operacioni thuhet se është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë evropiane EUROPOL, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit