Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal, Xheneta Venharin, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes “Haxhi Zeka”.
Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe nevojat e përditshme të banorëve, ndërsa u prezantuan edhe planet për zhvillim dhe investime që synojnë të përmirësojnë jetën e çdo qytetari.
Idrizi theksoi se mbështetja e qytetarëve është energjia kryesore që e shtyn ekipin e tij të vazhdojë punën me përkushtim, për të sjellë ndryshime reale në komunë.
“Përkrahja juaj na jep forcë për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Vushtrrinë,” u shpreh ai.









