Xhafer Tahiri premton rikthimin e dinjitetit për Vushtrrinë: Ky qytet është i juaji, nuk e ndreq askush po nuk e ndreqim vetë

Kandidati për kryetar të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, u shpreh për qytetarët me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke theksuar angazhimin e tij për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetit.

“Faleminderit që na i keni hapë zemrat dhe nuk e harroni rrugën tonë, as ëndrrën për një qytet të gjallë, të bukur dhe me shpresë,” shkroi Tahiri. Ai premtoi se do të rikthejë dinjitetin e Vushtrrisë “jo me fjalë, por me vepra.”

Tahiri shtoi se qyteti është në duart e banorëve dhe ndryshimi vjen nga vetë ata.

“Ky qytet është i juaji, nuk e ndreq askush po nuk e ndreqim vetë! Për Vushtrrinë, me emën t’Zotit kemi me fitu! Faleminderit!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit