Ish-lojtari i Arsenalit, Teo Uollkot vlerësoi në maksimum ish-shokun e tij të skuadrës, Granit Xhaka, i cili tashmë ka kaluar në radhët e Sandërlendit.
“Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sandërlendit, por ai është një lojtar që vendos shembullin në fushë. Pasioni, uria dhe trimëria e tij ndihmojnë ekipin dhe ndikojnë në mënyrën se si lojtari përcakton sjelljet dhe modelet në fushë,” tha Uollkot.
Ai kujtoi edhe kohën e tyre tek Arsenali, duke vlerësuar aftësinë e Xhakës për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe për të udhëhequr skuadrën nga çdo pozicion në mesfushë.
Uollkot theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe sjelljes së Xhakës.
“Kur ai është në pozicione sulmuese, vendos presionin dhe tonin e ekipit. Pasioni dhe lufta e tij ndikojnë te të gjithë bashkëlojtarët”, theksoi Uollkot.
Duke komentuar asistin vendimtar të Xhakës kundër Aston Vilës, Uollkot shtoi: “Ky gol është i pabesueshëm. Ai tregon aftësi të jashtëzakonshme dhe Xhaka do të jetë shumë i rëndësishëm që Sandërlendi të qendrojë në Premier Ligë.”








