Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i PDK-së, në zgjedhje lokale, Ferit Idrizi, mori pjesë sot në një takim të ngrohtë me qytetarë të organizuar nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Leonita Osmani.
Gjatë këtij takimi, Idrizi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe vlerësoi lart përkushtimin e Osmanit si një zë i ri që do t’i shërbejë me dinjitet komunës.
“Mbështetja e qytetarëve mbetet forca dhe motivi ynë më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi. Vushtrria po ecën përpara dhe ne jemi të vendosur ta çojmë përpara çdo projekt që ndihmon zhvillimin e saj,” u shpreh Idrizi.
Në takim u diskutuan arritjet e deritanishme të qeverisjes lokale si dhe projektet konkrete që do të realizohen në mandatin e ardhshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve.









