spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

U martua me veten para 8 vitesh, italiania: Kam dalë në takime me meshkuj, jam në një martesë të hapur

Gruaja italiane, Laura Mesi bëri bujë para 8 vitesh duke u martuar me veten. Ajo organizoi një dasmë që i kushtoi 15 mijë euro dhe e ftuar në ‘Ftesë në 5’ e pranoi se ceremonia i shkoi shumë shtrenjtë.

Laura tregoi se gjatë kësaj kohe ajo e ka “tradhtuar” veten gjatë martesës duke dalë në takime me meshkuj.

Edhe pse ne fillim ajo hasi kundërshtim nga familja dhe miqtë, ajo e çoi deri në fund ëndrrën e saj për t’u veshur nuse, edhe pse “princi” mungonte. Laura Mesi rrëfeu se lulet e nuses i kapi mikesha e saj shqiptare, Elda.

“Kjo është martesa e vetme që është e destinuar të zgjasë përgjithmonë sepse është një lidhje që ti ke shumë të thellë me veten tënde. Unë me këtë gjest kam dashur të jap edhe një mesazh dashurie, së pari për miqtë e mi, për familjarët e mi dhe natyrisht ishte e paimagjinueshme për mua që kjo martesë do të bënte kaq shumë bujë. Nuk ishte diçka e parashikuar. Do doja ta bëja këtë gjest sepse martesa është manifestimi më i lartë i dashurisë, doja të thosha dashuro veten tënde me të vërtetë që të jesh në gjendje të duash këdo tjetër. Nuk kam thënë që dashuro veten tënde në mënyrë egosite, nuk dua të kem ndonjë marrëdhënie”, tha Laura.

E pyetur ‘ke patur ndonjë marrëdhënie me ndonjë person gjatë këtyre 8 viteve?’, Mesi u përgjigj:

“Po, sigurisht që po”.

Duke qeshur moderatorja e njohur i thotë: “Ti ke kryer akt tradhtie i bie”.

“Jo, absolutisht jo”, shprehet Laura.

Më pas Bieta i drejtohet: “Je në një marrëdhënie të hapur?”.

“Po, normal që po”, u përgjigj ajo.

Laura tha se nuk e ka gjetur akoma burrin ideal dhe nuk e di nëse do ta gjejë ndonjëherë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit