Idrizi takon anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit “Hasan Prishtina” në Vushtrri

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka takuar anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Idrizi tha se me ta kanë ndërtuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe se do të vazhdojnë t’i mbështesin me përkushtim në të gjitha kërkesat e tyre.

Njoftimi i plotë:
Veteranët e arsimit janë një pasuri e madhe e qytetit tonë.

Me shumë kënaqësi u takova me anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, me të cilët ndamë kujtime, përvoja e rrëfime nga rrugëtimi i tyre i gjatë në edukimin e brezave.

Ata janë gurthemel i arsimit të Vushtrrisë, mësues që me sakrificë e përkushtim edukuan gjenerata të tëra, të cilët sot na bëjnë krenarë.

Bashkë me Shoqatën kemi ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me përkushtim në të gjitha kërkesat e tyre.

Arsimi do të mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes sonë edhe për katër vitet e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit