Vehbi Kajtazi: Kush qëndron sot me Albin Kurtin, nuk e do këtë vend

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka shprehur një qëndrim të ashpër ndaj mbështetësve të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se vazhdimi i mbështetjes për të është i dëmshëm për vendin.

“Pse unë e kam një bindje… e ashpër është, brutale, mbase e lëndon dikë? Pse mendoj që kushdo që është tani me Albin Kurtin nuk e do këtë vend…! Provat janë të tilla – ky vend nuk po ecë me Albin Kurtin dhe ti po rri me të,” ka deklaruar Kajtazi.

Sipas tij, largimi i Kurtit nga pushteti do të kishte qenë i mundur nëse partia e tij do ta dëshironte një gjë të tillë, por mbështetësit po i qëndrojnë prapa pavarësisht dëmeve që sipas tij po i shkaktohen vendit.

“Albin Kurti ish largu prej pushteti sa hap e mbyll sytë nëse kishin dasht partia e tij, po këta i qëndrojnë mbrapa sikur ai betimi në të mirë e në të keq, ndërkohë që ky vend është duke pësuar dëme të jashtëzakonshme,” ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit