Gresa Nika, një nga vajzat e përkushtuara dhe aktive ka vendosur të marrë përgjegjësinë e madhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale. Ajo garon për Asamblenë Komunale të Drenasit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numrin 16 në listë.
Me energjinë e saj rinore, vizionin për zhvillim dhe përkushtimin për të sjellë ndryshime pozitive, Gresa premton të jetë zëri i qytetarëve në çdo fushë – nga arsimi, rinia e kultura, deri te barazia dhe zhvillimi ekonomik.
“Besoj se ndryshimi fillon nga angazhimi ynë i përbashkët. Drenasi meriton më shumë mundësi për rininë, më shumë hapësira për kulturën dhe më shumë projekte për mirëqenien e qytetarëve”, shprehet Nika.
Të rinjtë dhe qytetarët e Drenasit tashmë e shohin Gresën si një përfaqësuese që do të sjellë frymë të re dhe mendësi moderne në Asamble.
Voto 16 – për një Drenas më të zhvilluar dhe me vizion të qartë!









