spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Xhaka asiston për barazimin e Sunderlandit

Granit Xhaka ishte prej më meritorëve që Sunderlandi arriti ta fitojë një pikë të dielën pasdite.

Sunderlandi barazoi 1:1 në shtëpi me Aston Villan në kuadër të xhiros së pestë të Premier Leagues.
Vendësit nga minuta e 33-të ishin me një futbollist më pak pasi Reinildo Mandava u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 67-të. Matty Cash ishte realizatori i golit.

Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, bëri asistim të bukur me kokë në minutën e 75-të në golin që e realizoi Wilson Isidor i cili i barazoi shifrat.

32-vjeçari Xhaka e kompletoi ndeshjen. Për mesfushorin shqiptar ishte asistimi i dytë këtë edicion.
Sunderlandi ka tetë pikë në mesin e tabelës. Aston Villa ka pesë pikë më pak në pozitën e 18-të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit