Durrësi i mbushur me pushues, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Edhe pse sezoni veror ka kaluar kulmin, plazhi i Durrësit vijon të frekuentohet nga dhjetëra pushues vendas dhe të huaj.

Kjo periudhë e vitit sjell një atmosferë më të qetë, larg zhurmës dhe fluksit të madh të gushtit, duke e kthyer bregdetin në një vend ideal për pushime relaksuese.

Dy prej pushuesve që ndodheshin sot në plazh u shprehën të kënaqur me kushtet që ofron Durrësi në këtë kohë.

Një pushues nga Kosova thotë se tani është gjithçka e rregullt, çmimet janë të arsyeshme dhe atmosfera është shumë e këndshme.

“Është shumë më qetë, më pak njerëz dhe mund të shijosh detin pa rrëmujën e muajve të verës”, tha një prej tyre.

Një tjetër pushues theksoi se pastërtia dhe çmimet e shërbimeve janë arsye të tjera pse ia vlen të zgjidhësh Durrësin për pushime në shtator.

Plazhi i Durrësit mbetet kështu një destinacion i preferuar jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe në fillim të vjeshtës, duke ofruar relaks, shërbime cilësore dhe një det të pastër për vizitorët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit