Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nisur fushatën e tij të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke vizituar shtëpi, fshatra dhe lagje të ndryshme.
Ai thekson se angazhimi i tij është i përkushtuar për të përmirësuar jetën e komunitetit dhe për të dëgjuar nga afër nevojat e banorëve.
Bulliqi i fton të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë iniciativë dhe të kontribuojnë me idetë dhe shqetësimet e tyre për zhvillimin e Podujevës.









