Pajazit Avdiu nga fshati Oshlan dhe banues në lagjen Tavnik të Mitrovicës ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë.
“Paja” iu përgjigj thirrjes së Kosovës në ditët më të vështira, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte i njohur si njeri i urtë, i dashur dhe i ndershëm, ai gëzonte respekt të veçantë në mesin e qytetarëve të Mitrovicës, veçanërisht në lagjen Tavnik ku jetonte me familjen e tij.
Sot, me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ai u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Oshlan.









