spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

A po afron lufta e madhe mes Izraelit dhe Turqisë?

Vetëm pak orë pasi Izraeli ndërmori sulme ajrore kundër Katarit, një aleat i madh jo-NATO i SHBA-së dhe një ndër partnerët më të afërt të Uashingtonit në Gjirin Persik, fokusi i qarqeve pro-izraelite u zhvendos me shpejtësi drejt Turqisë.

Në kryeqytetin amerikan, analisti i njohur Michael Rubin nga American Enterprise Institute hodhi idenë se Turqia mund të jetë objektivi i ardhshëm i Izraelit, duke paralajmëruar se Ankaraja nuk duhet të mbështetet tek anëtarësia në NATO për mbrojtje. Ndërkohë, figura të lidhura me qeverinë izraelite publikuan mesazhe të hapura provokuese si: “Sot Katari, nesër Turqia”. Reagimi nga Ankaraja nuk vonoi, këshilltarë të lartë të Presidentit Erdogan iu përgjigjën me një gjuhë të paprecedentë, duke e cilësuar Izraelin “një kërcënim që do të fshihet nga harta”.

Për muaj të tërë, mediat pro-izraelite kanë intensifikuar retorikën kundër Turqisë, duke e paraqitur atë si “armikun më të rrezikshëm të Izraelit”. Roli i Ankarasë në Mesdheun Lindor dhe angazhimi i saj në rindërtimin e Sirisë janë cilësuar si “kërcënime të reja në rritje”.

Kjo përplasje po zhvillohet në sfondin e një konflikti të zgjatur në Gaza dhe një agresiviteti të paprecedentë nga Izraeli, i cili, përveç sulmeve të përditshme në Bregun Perëndimor, ka goditur edhe Jemenin, Sirinë dhe së fundmi një flotilje ndihmash për Gazën në brigjet e Tunizisë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, reagoi në gusht duke pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin – një akt që sinjalizon një ndarje të thellë politike dhe gjeostrategjike. Ndërkohë, Ankaraja e sheh me shqetësim mbështetjen e heshtur që SHBA i jep politikave agresive të Izraelit, edhe ndaj vendeve si Katari, që gëzon status aleati i privilegjuar i Uashingtonit. Kjo ka ngritur pyetje serioze në Ankara: nëse një aleat si Katari nuk mbrohet nga SHBA, a do të ndërhynte NATO në rast të një konflikti real me Turqinë?

Ndryshe nga shumica e shteteve arabe, Turqia ka kuptuar prej kohësh se nuk mund të mbështetet verbërisht tek garancitë e SHBA-së apo NATO-s për sigurinë kombëtare. Kjo bindje është forcuar nga përplasjet në Siri dhe nga retorika gjithnjë e më ekspansioniste e Benjamin Netanyahu-t, i cili në gusht u deklarua pro idesë së “Izraelit të Madh” – një koncept që përfshin territore të Sirisë, Libanit, Jordanisë dhe Egjiptit.

Ankaraja nuk e sheh këtë vizion si thjesht simbolik, për Turqinë, është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit të rajonit dhe një përpjekje për të ruajtur fqinjët e Izraelit të dobët, të fragmentuar dhe të paaftë për t’i bërë ballë. Pikërisht këtu, vizioni turk për një Siri unike dhe të centralizuar bie ndesh me përpjekjet izraelite për ta “balkanizuar” Sirinë në enklava etnike e sektare.

Kjo përplasje ideologjike po zgjerohet në terren. Izraeli, i mbështetur nga Greqia, administrata greko-qipriote dhe SHBA, ka përforcuar praninë ushtarake dhe inteligjente në Qipro – duke u perceptuar nga Turqia si përpjekje për rrethim detar dhe dobësim të sovranitetit të saj në Mesdheun Lindor. Kjo minon doktrinën detare të “Atdheut Blu” (Mavi Vatan), e cila kërkon garantimin e interesave turke në Detin Egje, Mesdheun Lindor dhe Detin e Zi.

Një tjetër pikë përplasjeje është Siria jugore, ku Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj pozicioneve ku Turqia po eksploron vendosjen e bazave të reja në bashkëpunim me administratën e re të Damaskut. Në rast se këto sulme vazhdojnë, sipas analistëve turq, përplasja ushtarake mes Ankarasë dhe Tel Avivit do të bëhet e pashmangshme. “Turqia nuk mund të tolerojë politika që nxisin paqëndrueshmëri në kufijtë e saj jugorë,” tha Murat Yesiltas nga SETA.

Ankaraja e sheh gjithashtu me dyshim strategjinë izraelite për të minuar procesin e paqes mes Turqisë dhe PKK-së, duke frikësuar se një marrëveshje mund të dobësojë autonominë e kurdëve sirianë, të cilët Tel Avivi i sheh si partnerë në terren. Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se territori i pushtuar në jug të Sirisë do të mbahet për “kohë të pacaktuar”, një pozicion që e zhbën çdo përpjekje për paqe të qëndrueshme në rajon.

Në këtë kontekst, Turqia po shfaq qartë “vijat e kuqe”: nuk do të pranojë federalizimin e Sirisë, as fragmentimin e rajonit në enklava etnike, dhe as një aleancë ushtarake që mbështet vetëm interesat izraelite dhe amerikane.

Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Turqisë për momentin janë “të kontrolluara”, rreziku i përshkallëzimit është i pranishëm. Çdo destabilizim në Siri mund të jetë fitimprurës për vizionin izraelit të dominimit rajonal, por do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Turqisë – një vend me kapacitete të mëdha ushtarake, pozicion kyç gjeostrategjik dhe aspirata të qarta për lidership rajonal.

Në këtë duel të qetë por të rrezikshëm, Mesdheu Lindor po bëhet jo vetëm qendra e një konflikti diplomatik, por edhe një arenë ku përplasen vizione të kundërta për të ardhmen e rajonit: një rajon i ndarë dhe i dobësuar, ashtu siç e dëshiron Tel Avivi, përballë një rajoni të unifikuar dhe të qëndrueshëm, ashtu siç e projekton Ankaraja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit