“Kujdesu ti për lekët e tua”, Rogerti kapet me Ledion Liçon në Post BBVA: Unë nuk kam një histori me bixhozin

Në Post Big Brother VIP Albania, mbrëmja u shoqërua me diskutime për ngjarjet pas finales dhe një pasqyrë të përgjithshme të gjithë edicionit, por pa dyshim nuk munguan as debatet mes ish-banorëve dhe moderatorit.

Si zakonisht, një nga momentet që bëri më shumë “zhurmë” ishte ai i Rogert Sterkajt, i cili u shfaq i tensionuar dhe i indinjuar për disa deklarata të dëgjuara gjatë finales.

Në një moment, Rogerti u përplas edhe me moderatorin Ledion Liço, duke treguar se ishte ndier i fyer nga ajo që Ledioni i kishte thënë pas largimit nga gara në finalen e madhe: “Kujdes me lekët”.

Reagimi i Rogertit ishte i drejtpërdrejtë dhe i ashpër: “Më the ‘kujdes me lek’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok”, iu drejtua ai Ledionit, duke e kthyer bisedën në një debat të hapur në studio.

Ledion Liço, nga ana e tij, iu përgjigj duke e lidhur situatën me një rrëfim që Rogerti kishte ndarë më herët me publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, kur kishte folur për problemet e tij me bixhozin dhe humbjet e mëdha financiare. “Unë nuk kam një histori me bixhozin”, u shpreh Ledioni, duke lënë të kuptohet se komenti i tij ishte bërë në këtë kontekst.

Ky moment ndezi reagime edhe në rrjet, ku ndjekësit u ndanë mes atyre që e panë si një shaka të papërshtatshme dhe atyre që menduan se reagimi i Rogertit ishte i tepruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit