Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka premtuar angazhim të gjithanshëm për zhvillimin e qytetit dhe përfshirjen e çdo qytetari në këtë proces.
Tahiri tha se me mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët e koalicionit, synon të çlirojë potencialin zhvillimor të Mitrovicës.
“Angazhimi im dhe i partnerëve të koalicionit është për çdo qytetar që beson në këtë qytet. Nuk lejojmë që askush të mbetet pas. Çdo hap që e bëjmë është për Mitrovicën. Është koha e Mitrovicës dhe besimi i qytetarëve është fuqia që na udhëheq,” ka shkruar Tahiri në një postim në rrjete sociale.









