Kryetari aktual i cili kandidon edhe për një tjetër mandat për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ndërtimi dhe meremetimi i shtratit të lumit Llap dhe lumenjve tjerë në Podujevë, po bëhet realitet.
Vlera e këtij memorandumi është 4 milionë euro, i cili vjen pas bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës.
“Ky investim i madh nënkupton siguri shtesë për jetën e qytetarëve tanë, të shtëpive dhe të pronave, si hap i fuqishëm për mbrojtje nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera.
Bashkë me Qeverinë e Kosovës për punë të mira në Podujevë!”, tha Bulliqi.









