spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Tri gola, dy kartonë të kuq, një fitues – derbi mes Man Utd dhe Chelseas i takon “Djajve të Kuq”

Manchester United ka fituar derbin e javës së pestë në Premier League, duke mposhtur Chelsea me rezultat 2:1 në “Old Trafford”.

Ngjarjet kryesore u zhvilluan në pjesën e parë të ndeshjes. Në minutën e pestë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Sanchez mori karton të kuq direkt. Duke shfrytëzuar numrin më të madh të lojtarëve, Manchester United realizoi dy gola përmes Fernandes dhe Casemiro.

Megjithatë, në minutën e 45, Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të shënojë një gol me anë të Chalobah dhe pati disa raste për të barazuar, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në pozitën e 9-të me shtatë pikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit