Shoqata “Çamëria” mbajti Kuvendin e pestë, Nexhmi Muçiqi u zgjodh kryetar i ri – diskutohet çështja çame

Shoqata “Çamëria” në Kosovë ka mbajtur sot Kuvendin e pestë, me ç’rast është zgjedhur kryetari i ri, Nexhmi Muçiqi dhe kryesia e re.

Pas zgjedhjes kryetar, në një fjalë rasti Muçiqi tha se ndihet i privilegjuar që do të vazhdojë ta drejtojë shoqatën “Çamëria”.

Ai theksoi se për nëntë vite radhazi është punuar për çështjen çame dhe se do të vazhdohet me përkushtim.

“Dëmtimi i emrit ‘Çamëri’ mund të ndodhë vetëm mbi xhenazen time”, tha Muçiqi.

Ndërkaq, Muçiqi tha se porosia për shtetin e Greqisë është të vendosë në sipërfaqe çështjen çame.

Siç tha ai nëse kjo gjeneratë nuk do të arrijë ta zgjedhë çështjen çame, gjeneratat e reja do të vazhdojnë përpjekjet.
Derisa kërkoi mbështetje institucionale nga shteti i Kosovës.

“Punoni çfarë të doni, bëni çfarë të doni, por dëmtimi i emrit Çamëri, ndodhë vetëm mbi arkivolin tim, përndryshe nuk ka shanse…I lusim institucionet Greqisë, shtetin e Greqisë që ta vendosë në sipërfaqe çështjen çame dhe të punojë e ta trajtojë. Sepse dikur do të bëhet vonë. Vetë fakti që sot në kuvendin e pestë i kemi vendosë rininë që t’i shihni ballë për ballë dhe në sy, kjo flet shumë. Nëse nuk do t’ia arrijmë, këta të rinj do të vijnë dhe do t’i hapin ato dyer. Porosia për institucionet tona, shoqata ‘Çamëria’ në Kosovë nuk ka nevojë për juve. Ka nevojë për mbështetje institucionale, për kritika e këshilla”, tha Muçiqi.

Ndërkaq, sekretari i Shoqatës “Çamëria”, Isuf Kuçi, tha se kjo shoqatë është një nga boshtet kryesore të aktiviteteve kombëtare në Kosovë.

Sipas tij, që nga themelimi janë zhvilluar dhjetëra aktivitete, konferenca dhe nisma sensibilizuese, me synim ruajtjen dhe promovimin e historisë së Çamërisë, ngritjen e zërit për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe sensibilizimin e brezave të rinj në Shqipëri e Kosovë për çështjen çame.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Zenel Krasniqi, tha se shoqata ka vazhduar të zhvillojë aktivitete me rëndësi për çështjen çame që nga themelimi.

“Jam i bindur që nga themelimi e deri më sot ka vazhduar kjo shoqatë me aktivitete shumë të larta”, potencoi Krasniqi.
Ndërsa, bashkëthemeluesi i Shoqatës “Çamëria”, Aziz Bytyqi, e cilësoi Muçiqin si lider të përkushtuar dhe tha se, përveç financimeve të shumta, ai ka ndihmuar në themelimin e degëve të shoqatës edhe jashtë trojeve shqiptare.

Kryetari i iniciativës “Të gjithë për luftëtarin”, Ismail Selmani-Mala, tha se për dhjetë vite shoqata “Çamëria” ia ka kushtuar aktivitetin e saj çështjes shqiptare dhe asaj çame.

Siç tha ai tani ka nevojë për punë, angazhim dhe unitet, derisa potencoi se “duhet ngritur zërin dhe arsyen, sepse kemi shumë arsye për të kërkuar tokën tonë”.
“Kjo shoqatë plot 10 vite të tëra ia dedikoi të gjithë kombit shqiptar e veçanërisht Çamërisë…Në kohë luftërash, në dorë kishim armët, tani në kohë paqe, na duhet puna, angazhimi, uniteti…Ta ngrejmë zërin e arsyes sepse ne shqiptarët kemi shumë arsye për të kërkuar lirinë në tokat tona arbërore”, tha ai.
Në kuadër të këtij kuvendi, sekretar i shoqatës “Çamëria” u zgjodh Isuf Kuçi. Ndërkaq, nënkryetarë u zgjodhën Agim Berisha dhe Fadil Pushkolli.
Anëtarë të tjerë të kryesisë në këtë shoqatë janë Zenel Krasniqi, Riza Alija, Aziz Bytyqi, Reshat Blakçori e disa të tjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit