U arratis nga burgu dje dhe plagosi ukrainasen për 2 mijë euro, publikohet fotoja e 27-vjeçarit shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur një ditë më parë nga burgu i Kassandras. Pas arratisjes ai ka sulmuar me thikë një ukrainase 25-vjeçare në Kypsa, në Halkidiki.

Sipas raportimeve, rreth orës 17:00, shqiptari hyri në banesën e të resë, e qëlloi me thikë, i mori telefonin celular dhe 2.000 euro.

Pas sulmit, autori u arratis, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e EKAB.

25-vjeçarja e njohu autorin nga një fotografi e shqiptarit që i treguan policët.

27-vjeçari ishte i burgosur për çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe u arratis rreth orës 11:00 të enjtes gjatë punimeve pranë burgut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit