Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin në Veternik

Gazeta raportoi pak më parë për arrestimin e dy personave si të dyshuar për rastin e rrëmbimit që tronditi kryeqytetin më 18 shtator 2025, në Veternik të Prishtinës.

Bëhet fjalë për: Isak Foniqi, rreth 32-vjeçar, Granit Toplana, rreth 30-vjeçar.

Dyshja dyshohet se rreth orës 23:00, pranë pompës së derivateve “Valoni Petrol” në Veternik, e morën me dhunë M.O.,rreth 42-vjeçar, të cilin më pas e dërguan në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë.

Aty, viktima është mbajtur peng gjatë gjithë natës dhe ndaj tij dyshohet se është ushtruar edhe forcë fizike.

Fillimisht, rasti ishte cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por pas zhvillimeve të hetimeve dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, është ricilësuar si “Rrëmbim”.

Me vendim të Prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit