Ky rrëfim prek një realitet delikat: një grua që, së bashku me bashkëshortin e saj, kishte zgjedhur një martesë të hapur — një vendim që fillimisht e forcoi lidhjen e tyre. Por gjithçka ndryshon kur ndjenjat e saj për një person tjetër e kalojnë kufirin e marrëveshjes së vendosur, shkruna “The Sun”.
Ajo përballet me pasojat e një tradhtie emocionale, hakmarrjen e një ish-partneri dhe, mbi të gjitha, gjykimin dhe refuzimin e familjes së saj.
Një histori e vërtetë për dashurinë, lirinë, dhe çmimin e së vërtetës në një botë që ende nuk di si të përballojë zgjedhjet e të tjerëve.
Rrëfimi i plotë
Martesa ime e hapur po funksiononte mirë derisa u dashurova me një tjetër burrë – tani ai më ka ekspozuar para familjes sime dhe më ka lënë e izoluar dhe e poshtëruar.
Jam 42 vjeçe dhe bashkëshorti im është 45. Jemi të martuar prej 18 vitesh dhe, rreth pesë vite më parë, vendosëm ta hapnim marrëdhënien tonë.
Për ne funksionoi — ishim të sinqertë me njëri-tjetrin, vendosëm kufij të qartë dhe, në pjesën më të madhe, kjo e forcoi martesën tonë.
E shijoja lirinë pa pasur dëshirë të rrezikoja atë që kisha në shtëpi.
Kjo deri në momentin kur takova dikë vitin e kaluar. Fillimisht ishte thjesht një takim tjetër, por gjërat u intensifikuan shumë shpejt.
Filluam të kalonim gjithnjë e më shumë kohë bashkë dhe e gjeta veten duke vënë në pikëpyetje martesën time — gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë.
Madje e mendova seriozisht të lija burrin tim, edhe pse thellë-thellë e dija që nuk doja të hidhja poshtë jetën që kishim ndërtuar.
Më në fund, e mora veten dhe e ndërpreva lidhjen me atë burrë. Por ai nuk e pranoi mirë.
U tërbua nga inati dhe, për hakmarrje, kontaktoi familjen time të gjerë dhe u tregoi gjithçka për martesën time të hapur.
Ata u neveritën nga unë dhe më larguan plotësisht.
Prindërit nuk m’i hapin telefonatat, vëllezërit dhe motrat nuk duan të më flasin dhe ndjehem krejtësisht e përjashtuar. Bashkëshorti im ka qenë mbështetës, por ndjehem e poshtëruar dhe e gjykuar.
Nuk e përballoj dot mendimin që familja ime më konsideron një turp.
Përgjigja e psikologes: Je lënë në një situatë shumë të dhimbshme, duke u përballur me pasojat e një ndarjeje të hidhur dhe refuzimin nga familja jote.
Është e rëndësishme të kujtosh se ti dhe bashkëshorti yt ishit dakord për një martesë të hapur dhe, edhe pse të tjerët mund të mos e kuptojnë, kjo nuk e bën të gabuar.
I dashuri yt i mëparshëm veproi mizorisht duke zbuluar jetën tënde private, por veprimet e tij nuk e përcaktojnë vlerën tënde si njeri.
Rindërtimi i marrëdhënies me familjen mund të kërkojë kohë, dhe është në rregull t’u japësh hapësirë sa të qetësohen emocionet.
Nuk mund t’i detyrosh të kuptojnë lidhjen tënde, por shpresoj që me kalimin e kohës do të ndryshojnë mendim. Ndërkohë, përqendrohu në forcimin e marrëdhënies mbështetëse që ke me bashkëshortin tënd.






