Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së mitur

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 17 shtatorit në rrugën “Dëshmorët e Dujakës” në Gjakovë, ku një burrë ka përfunduar në prangat e policisë.

Sipas burimeve i dyshuari F. N. nën ndikimin e alkoolit, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij I. N. dhe vajzës së tyre të mitur B.N, duke i goditur me shuplaka e grushte në fytyrë. Viktimat nuk kanë pasur lëndime të dukshme dhe kanë refuzuar të marrin tretman mjekësor, ndërsa gjatë incidentit i dyshuari ka ofenduar bashkëshorten me fjalë fyese.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe në deklarimin e tij, në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ka mohuar ta ketë goditur bashkëshorten, duke pohuar se vetëm e ka shtyrë, ndërsa ka pranuar se vajzën e kishte goditur njëherë me shuplakë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit