Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u mirëprit nga familja e madhe Hyseni në kompaninë “Loni Dekor”.
Tahiri vlerësoi punën, harmoninë familjare dhe suksesin e vëllezërve dhe motrës Hyseni, duke i cilësuar si shembull frymëzues për gjithë komunitetin.
Ai premtoi se në fshatin Pantinë do të ndërtohet një çerdhe për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata të punëtorëve të kompanisë “Loni Dekor”. Po ashtu, shkolla e Pantinës do të ofrojë mësim gjithëditor me shujtë të ngrohtë, për të garantuar që fëmijët të jenë të sigurt, ndërsa prindërit të kenë mundësinë të punojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
Tahiri theksoi se këto investime janë pjesë e vizionit të tij për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku kujdesi për fëmijët dhe familjet është prioritet.









