Lladrovci: Memli Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uzurpator

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, njëherësh kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Lladrovci ka thënë se Krasniqi i ka kërkuar atij të mos ndërmarrë masa ligjore kundër një uzurpatori në Komunën e Drenasit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim kundër tre drejtorave në Gjilan kur e kanë prishur bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, pra i ka shkarkuar me vendim, ndërsa te unë asambleistat që vepronin kundër meje ishin bërë grup e i thoja kryetarit të partisë reflekto sepse po ma ndalin zhvillimin e komunës dhe ai nuk ka marrë asnjëherë asnjë masë.

Memli nuk mund të them që nuk më ka ndihmuar, por e ka një temë Memli që më ka kërkuar të mos marrë masa dhe unë jam duke marrë masa dhe sigurisht edhe ajo e bën atë të kalojë në anën tjetër sepse nuk po e përfilli diçka që po ma kërkon e që është e kundërligjshme. Më ka kërkuar të mos marrë masa ndaj një uzurpatori në Drenas, më ka thënë lëre të ecë..”, ka deklaruar Lladrovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit